Qeveria dënon aktin e shkeljes së Ligjit për duhanin
Prishtinë, 28 maj - Qeveria e Republikës së Kosovës dënon aktin e shkeljes së Ligjit për duhanin, që është bërë nga persona të papërgjegjshëm në restorantin e ndërtesës së qeverisë.
Qeveria ka bërë të ditur se do të ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme që shkelësit e ligjit të japin llogari dhe të marrin ndëshkimin e merituar.
Ligji për Duhanin, i hartuar nga Qeveria, që është në fuqi, është një ligj i standardeve dhe kritereve më të larta evropiane dhe si i tillë do të zbatohet plotësisht në tërë vendin.
Qeveria fton të gjithë qytetarët e Kosovës të respektojnë Ligjin për duhanin, pasi ky ligj është në të mirën e qytetarëve, të shëndetit të tyre dhe të mjedisit në tërësi.