28 Dhjetor 2024

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare me webportal

Prishtinë, 8 janar - Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Komunës së Prishtinës me qëllim të rritjes së transparencës, ngritjes së cilësisë së shërbimeve ka hapur portalin zyrtar të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), në cilin qytetarët mund të shprehin edhe rekomandimet dhe ankesat e tyre në raport me shërbimet që iu ofrohen.

Njëkohësisht, ky uebportal ka për qëllim afërsinë me qytetarët dhe fuqizimin e rolit të pacientëve në mënyrë që ata të jenë pjesëmarrës në vendimmarrje.

Tani e tutje, qytetarët do të kenë mundësinë po ashtu të informohen edhe lidhur me sektorët e ndryshëm të shëndetësisë, si dhe shërbimet që ofrohen nga QKMF.

Njëkohësisht, të publikuara në këtë ueb portal do të jenë edhe informata me këshilla rreth shëndetit, numrat kontaktues, si dhe të gjitha shërbimet dhe kapacitetet e kësaj qendre.

Vegëza e ueb portalit: http://www.qkmf-pr.org/index.php

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)