22 Dhjetor 2024

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare e Rahovecit bëhet me mamograf

Rahovec, 24 shtator - Kryetari i Komunës, Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska dhe Samir Mustafa, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, kanë vizituar sot  Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, arsyeje e vizitës ishte përurimi i mamograf. Kontrollat nga mjekët specialist do të jenë janë falas.

Gjatë vizitës në QKMF, kryetari Latifi ka thënë se mbrojtja më e mirë ndaj kancerit të gjirit është zbulimi i hershëm.

Mesatarisht, 1 në 8 gra diagnostikohen gjatë jetës me kancer të gjirit, ndërsa rastet më të shpeshta janë mbi 50 vjeç.

Sot është bërë përurimi i mamografit në QKMF në Rahovec.

"Ju lus shumë që të keni kujdes për veten dhe të bëni kontrollën, e cila është FALAS, ngase kështu ju parandaloni një sëmundje të rëndë", ka theksuar Latifi.

Kontrollat bëhen në konsultim dhe me rekomandim të mjekut specialist.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)