24 Dhjetor 2024

Qendra Klinike nga Ausburgu ofron mbështetje për QKUK

Prishtinë, 11 nëntor - Një delegacion Qendrës Klinike Universitare të Ausburgut të Gjermanisë vizitoi sot QKUK-në, në kuadër të nënshkrimit të Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, me Qendrën Klinike Universitare të Augsburgut të Gjermanisë.

Gjatë vizitës së sotme në QKUK, zyrtarë të Klinikës së Ausburgut, ofruan mbështetjen e tyre në lëmin e Kardiokirurgjisë, nefrologjisë, pediatrisë, kirurgjisë plastike, onkologjisë, endoskopisë dhe fushave tjera mjekësore.

Delegacioni nga Ausburgu, shoqërohej nga Dr. Gani Shabani, Sekretar Permanent i Ministrisë së Shëndetësisë, i cili njoftoi delegacionin në lidhje me funksionimin  e sistemit shëndetësorë në Kosovë.  Ai shpjegoi në lidhje me shërbimet që ofrohen në vend, me theks të veçantë QKUK.  Po ashtu, Sekretari, foli për sfidat dhe nevojat që ka ky institucion në fushën e avancimeve dhe trajnimeve të stafit.

Dr. Nijazi Gashi, drejtor ekzekutiv në QKUK, njoftoi delegacionin në lidhje me shërbimet që ofrohen në QKUK, sukseset, sfidat dhe nevojat  që ka QKUK.

Delegacioni nga Qendra Klinike  Ausburgut, përbëhej nga  Olaf Walter, drejtor, Herbert Hock, drejtor intern, Prof. Michael Bayer, kardiokirurg dhe Z. Ilri Seferi, bashkatdhetarë  i yni në Gjermani  dhe iniciatorë i projektit të bashkëpunimit.

Stafi i QKU Ausburg vizitoi Shërbimin e Kardiokirurgjisë, me që rast u informua në lidhje me punën që bëhet aty. Të dy palët u pajtuan  të shkëmbejnë kuadrin dhe të ndihmohet stafi i QKUK me trajnime të ndryshme për mjekë dhe infermierë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)