22 Dhjetor 2024

Qendra Emergjente realizon 21.313 vizita mjekësore

Prishtinë, 6 korrik - Qendra Emergjente(QE) e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës(QKUK) në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, ka realizuar 21.313 vizita mjekësore.

Zëdhënësi i QKUK-së Shpend Fazliu ka thënë së prej tyre, janë pranuar 3.961 pacientë për mjekim të mëtejmë në repartet të ndryshme të QKUK-së.

Nga numri i përgjithshëm i vizitave, 2.239 kanë sipas tij qenë intervenime mjekësore, 6.264 pacientë të reanimuar dhe 847 operacione.

Ai ka theksuar se ka pasur gjithsejtë 329 raste që kanë kërkuar ndihmën mjekësore si pasojë e aksidenteve në komunikacion, kurse 8 prej tyre kanë vdekur.

Gjatë kësaj periudhe kohore sipas Fazliut 9 raste kanë kërkuar ndihmën mjekësore si pasojë e plagosjes me armë të zjarrit, prej tyre 2 të vdekur.
Në QE, ndihmën mjekësore e kanë kërkuar 57 raste si pasojë e lëndimeve fizike. Ka pasur 2 raste të vdekjeve si pasojë e energjisë elektrike.

\"Një numër i konsiderueshëm i vizitave dhe kontrolleve mjekësore vazhdojnë të jenë të karakterit jo emergjent, andaj QKUK, apelon tek gjithë qetarët e Republikës së Kosovës, që mos ta ngarkojnë pa nevojë Qendrën Emergjente, por në rastet jo emergjente të drejtohen në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe në Spitalet Rajonale\", ka deklaruar Fazliu.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)