Qendra e Mjekësisë Urgjente promovon shërbimet që ofron
Prishtinë, 16 tetor - Qendra e Mjekësisë Urgjente (QMU) në koordinim me Drejtorinë e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës sot, do të i bashkohet aktiviteteve ndërkombëtare me moton" komuniteti shpëton jetë".
Personeli i kësaj qendre do të jetë në sheshin “Skenderbeu” duke ofruar këshilla si të veprohet kur të thirret qendra urgjente, dhe qytetarët do të njoftohen për së afërmi me shërbimet që i jep kjo qendër.