Qendra e Mjekësisë se studentëve, me laborator
Prishtinë, 3 tetor - Në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) tek Qendra e Studenteve, nga sot është funksional edhe laboratori, ku studentët mund t’i bëjnë analizat e nevojshme për problemet e tyre shëndetësore.
Si Komunë, ne obligohemi që të sigurojmë shëndetësinë primare vetëm për banorët e Prishtinës, e jo edhe për studentët që vijnë nga komunat tjera.
Mirëpo, vullneti jonë politik ka bërë që kjo QMF të rinovohet, dhe t’iu shërbejë të gjithë studentëve që studiojnë në Prishtinë.