Qendra e Mjekësisë Familjare në Tophane mbyllet për disa ditë

Prishtinë, 19 dhjetor - Qendra e Mjekësisë Familjare në lagjen Tophane në Prishtinë, që nga sot nuk do të punojë për pesë ose gjashtë ditë.
Kështu, njofton komuna e Prishtinës, e cila thotë se nga sot, në këtë qendër do të nis renovimi, i cili ishte paralajmëruar edhe më herët.
Mbyllja e kësaj Qendre bëhet vetëm për shkaqe sigurie, deri në përfundim të procesit të renovimit.
Komuna, përmes një njoftimi kërkon mirëkuptimin e qytetarëve të kësaj lagje për këto pesë apo gjashtë ditë, përderisa i njofton ata se shërbimet e nevojshme mund t\'i marrin në Qendra e Mjekësisë Familjare tjera, më të afërta.