Qelizat staminale zhvillojnë tumorin
Washington, 2 gusht - Disa studiues kanë zbuluar disa qeliza në tumore që duket se janë përgjegjëse për rritjen dhe përhapjen e sëmundjes.
Tre studime të veçanta mbi një mi duket se kanë konfirmuar dyshimet se rritja e tumorit nxitet nga të ashtuquajturat qelizat staminale të kancerit.
Studiuesit deklarojnë se kanë zgjidhur një nga misteret me kontroverse në fushën e kërkimeve për kancerin dhe thonë se puna e tyre shënon një hap përpara.
Studimet janë publikuar në revistat Nature dhe Science. Mjekët zakonisht reduktojnë përmasat e tumorit përmes terapive të ndryshme, por shpesh pacientët pësojnë një përsëritje dhe kështu tumori zgjerohet.
Studiuesit besojnë se kjo ndodh pasi terapia dështon në çrrënjosjen e një grupi të vogël qelizash që nxisin përhapjen e tumorit dhe që ndryshe njihen si qelizat staminale kanceroze.
Ekspertët besojnë gjithashtu se këto janë qelizat që duhet të vihen në shënjestrën e mjekëve për të eleminuar tumorin përgjithmonë, pa mundësi kthimi.
Prova për ekzistencën e qelizave staminale kanceroze ka qenë e dobët, por tani tre studime të ndryshme, drejtuesit e të cilave kanë punuar në mënyrë të pavarur, kanë arritur të provojnë të kundërtën.
Sipas tyre, prania e qelizave staminale kanceroze ndikojnë në zgjerimin e tumorit në tru, në pjesët e tjera të trupit dhe në kancerin e lëkurës.