Punonjësit Ujësjellesit "Prishtina", dhurojnë gjak

Kryeshefi Ekzekutiv i KUR "Prishtina", Gjelosh Vataj, duke dhuruar gjak, ka deklaruar se kjo që ata po e bëjnë sot, do të thotë shpëtim jetësh dhe se ndihej shumë krenar me veten dhe me punëtorët e tjerë që palodhshëm janë çdoherë të gatshëm t\'u ndihmojnë njerëzve në nevojë në çfarëdo forme.
Punëtorët e ujësjellësit të Prishtinës, nuk është hera e parë që në këtë formë solidarizohen me njerëzit që kanë nevojë të madhe për gjak, pasi ata këtë e kanë bërë edhe shumë herë të tjera, në mënyrë individuale, ka theksuar ai.
Këtij aksioni humanitar iu bashkuan një numër i madh i punonjësve të kësaj kompanie, duke shprehur vullnetin dhe dëshirën që një gjë të tillë ta bëjnë së paku njëherë në gjashtë muaj.
Aksioni për dhurimin e gjakut, ka nisur të mërkurën dhe do vazhdojë edhe sot deri në orën 16:00.