Punonjësit e Bankës Raiffeisen dhurojnë gjak
Prishtinë, 31 korrik - Punonjësit e Bankës Raiffeisen në Kosovë në bashkëpunim me Qendrën e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut kanë organizuar aksionin për dhurim të gjakut në dy degë të Bankës Raiffeisen në Prishtinë.
Aksioni ka zgjatur prej orës 10:00 deri në ora 14:00 ndërsa numri i punonjësve që kanë dhuruar gjak ishte 70.
Aksioni për dhurim të gjakut është njëra ndër iniciativat vullnetare që organizohet nga punonjësit e Bankës Raiffeisen çdo vit.