25 Dhjetor 2024

Punëtori për parandalimin e gripit pandemik

Prishtinë, 3 janar - Incidenca e disa sëmundjeve infektive  në Kosovë është ende e lartë dhe kërkon sistem funksional mbikqyrës për identifikimin e sëmundjeve infektive me  prioritet të lartë  për strategji efektive të kontrollit të tyre nga IKSHP dhe IRSHP.

Njëra ndër këto sëmundje është edhe Gripi pandemik për të cilin Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP) ka organizuar një punëtori bashkë me Institutin e Shëndetit Publik të Shqipërisë në mbështetje të CDC dhe OBSH.

Mysafirë të punëtorisë Dr Diana Gross nga OBSH- Kopenhagë dhe Prof. Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik, Tiranë shprehën gatishmërinë profesionale dhe shkencore për mbështetjen e këtij projekti në përforcimin e kapaciteteve të IKSHPK për mbikëqyrjen e Pandemisë së Gripit dhe ndërmarrjen e masave profilaktike dhe kundër-epidemike.

Prof. Naser Ramadani, Drejtor i IKSHPK vlerësoi lartë bashkëpunimin rajonal në shëndetësi publike në mbikëqyrjen e sëmundjeve dhe kontrollin ndaj pandemisë së gripit dhe sëmundjeve të reja që po dalin në skenë.

Në punëtori po marrin pjesë profesionistët e Institutit kombëtar, Instituteve rajonale, QKUK, spitaleve rajonale, qendrave të emergjencës ku po rifreskohen njohuritë në menaxhimin e rasteve të gripit, parandalimin e komplikimeve, hospitalizimit, përforcimin e kapaciteteve diagnostike.

Në punëtori u diskutua rëndësia e raportimit të rasteve të semundjeve infektive nga Klinikat e QKUK-së, që në shumë raste është i vonuar ose mungon, gjë që e bën të pamundur evidentimin, përcjelljen, analizën dhe investigimin e këtyre sëmundjeve e cila ka impakt në  paraqitjen e situatës reale epidemiologjike në vend.  Andaj, kërkohet nje azhuritet dhe raportim efikas, me kohë në çdo rast të dyshimtë ose të konfirmuar të të gjitha sëmundjeve infektive sipas listës së  KN10.

Në rast të mos përmbushjes së këtij obligimit ligjor, Inspektorati Shëndetësor do të merr masat e parapara për të gjitha institucionet shëndetësore të sanksionuara sipas Ligjit nr. 02/L-109 për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)