02 Maj 2024

Punëtorët fajësojnë mediat për gjendjen e keqe të shëndetësisë

Prishtinë, 23 nëntor - Punëtorët Shëndetësorë prej së premtes kanë marrë vendim të ndërpresin komunikimin me media.

Kjo është bërë e ditur përmes një letre të hapur të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Kryetari i kësaj Federate, Blerim Syla, përmes kësaj letre, ka akuzuar mediat për “shkatërrimin e shëndetësisë publike”.

Ai madje ka thënë se mediat dhe gazetarët po mbështeten nga “kriminelet” për raportimet që po i bëjnë.

Një qasje të tillë të punëtorëve shëndetësorë e kanë quajtur të gabuar ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, dhe kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Zekirja Shabani.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)