Punëtorët e Trepçës do të mjekohen në Spitalin Medicin
Mitrovicë, 19 maj - Ndërmarrja Trepça sot do të nënshkruaj Memorandum bashkëpunimi me Sptialin Special për sëmundje kardiovaskulare - International Medicine Hospital.
Duke pasur parasysh kushtet dhe gjendjen e tanishme të shërbimeve shëndetësore, gjithashtu dhe mungesën e sigurimeve shëndetësore, Spitali Medicine ka marrë iniciativë për të ofruar shërbime shëndetësore me lehtësi ekonomike për punëtorët e Ndërmarrjes Trepça .
Nënshkrimi i memorandum-marrëveshjes në mes palëve bëhet në ora 11:00 në sallën për media të Ndërmarrjes Trepça, Parku industrial, Mitrovicë.