Punëtorët e pastrimit në QKMF-ve të rrezikuar, nuk pajisen me maska
Prishtinë, 13 mars - Sindikata e Pavarura e Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK) ka njoftuar se në vizitën që kanë zhvilluar sot në shumë qendra të mjekësisë familjare në Prishtinë dhe në objektet e Ministrive të Qeverisë së Kosovës, punëtorët teknik që bëjnë pastrimin e këtyre objekteve janë lenë në mëshirën e Zotit.
Jusuf Azemi kryetar i SPSPK-së ka thënë së njerëzit e parë që mundë të preken nga Coronavirusi janë kjo kategori e punëtorëve.
Zyrtarisht sipas Azemit këta punëtor nuk kanë pranuar asnjë maskë apo më mirë të themi ndonjë pajisje mbrojtëse kundër kësaj sëmundje.
"Kishte punëtorë që në mënyrë solidare nga stafi i qendrave te mjekësisë familjare u kishte dhuruar punëtorëve aty e këtu ndonjë pajisje, derisa tek punëtorët e pastrimit nëpër objektet e disa ministrive thonë se nuk bënë të jepen pajisjet e kërkuara pasi që po krijohet panik , d.m.th. luhet me shëndetin e punëtorëve për të mos hapur panik apo me mirë të themi rreziko shëndetin tënd , për të mos bërë panik të njerëzit tjerë te shendosh.
"Nëse deri nesër ne ora 8:00 nuk pajisën këta punëtorë me pajisë adekuate ne do t'i thërrasim kryetarët e shoqatave dhe do te vendosim për ta ndërprerë punën."
"Qeveria për këto gjera ka ndarë 10 milion euro, ne te kujt jemi pyesin punëtorët ?!", ", ka theksuar Azemi