29 Prill 2024

Punëtorët e KEDS i përgjigjen thirrjes për dhurimin e gjakut

Prishtinë, 14 janar - Departamenti për Komunikime i KEDS dhe Qendra Kombëtare për Transfuzion të Gjakut kanë organizuar një aksion për dhurimin vullnetar të gjakut nga punëtorët e kësaj kompanie të re që operon në Kosovë prej më pak se një vit.

Ky veprim është zhvilluar në Zyrën Qendrore të KEDS (objekti i Elektrokosovës) më 14. 01.2014. Kësaj thirrjeje u janë përgjigjur vullnetarisht afro 50 punëtorë të KEDS, përkatësisht të administratës qendrore. Ky hap paraqet përkushtimin e KEDS për çështje të përbashkëta publike të karakterit human, që u takojnë të gjithë qytetarëve.
 

Zyrtarët nga Qendra e Transfuzionit janë ndarë mjaft të kënaqur nga aksioni. Fadil Mahmuti , menaxher për Marketing dhe Informim në Qendrën Kombëtare për Transfuzion të Gjakut, u shpreh: ”Gjendemi sot në mesin e punonjësve të KEDS, ku i janë përgjigjur kësaj ftese një numër i konsiderueshëm i punonjësve të kësaj kompanie dhe jam i kënaqur me pjesëmarrjen e këtyre dhuruesve. Janë dhuruar doza të të gjitha llojeve të gjakut.

 

Ky është një imazh pozitiv i kompanisë së re që operon në Kosovë. Kemi falënderim të veçantë për punëtorët e KEDS”.
 

“Ishte kënaqësi që isha pjesë e kësaj ngjarje humane për të shpëtuar jetë njerëzish”, deklaroi Dashurije Cami – Shala nga Departamenti për Komunikime, për të cilën nuk është hera e parë që i përgjigjet kësaj ftese. Erkan Ramadani, administrator i rrjetit në IT, thotë se është hera e dytë që dhuron gjak dhe është shumë i lumtur që i ndihmon dikujt që ka nevojë dhe porosit të gjithë kolegët që t’i përgjigjen këtij aksioni. Kishte dhe të atillë që për herë të parë dhanë gjak dhe ata u pajisën me libreza  nga Qendra Kombëtare për Transfuzion të Gjakut.

 
Para fillimit të dhurimit të gjakut, janë ndërmarrë të gjitha masat profesionale nga zyrtarë të Qendrës Kombëtare për Transfuzion të Gjakut në mënyrë që procesi të zhvillohet pa gabime dhe në formën më të mire të mundshme profesionale.

 
Ky grumbullim i gjakut është ndihmë sa humane aq edhe e shpresëdhënëse  për të gjithë ata që kanë nevojë për gjak. Të dy institucionet kanë vendosur që të vazhdojnë këtë nismë dhe të caktohet një datë që do të jetë tradicionale se kur do të dhurohet gjak.

 

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS), është shoqëri aksionare me operim në tërë territorin e Kosovës. KEDS Sh.A. ka ekskluzivitetin e furnizimit me energji elektrike dhe shpërndarjes së saj. KEDS sh.a. është themeluar në vitin 2009, ndërsa ka filluar aktivitetet e saj operative më 8 maj 2013, kur është ndarë përfundimisht nga KEK sh.a.

 
KEDS është pronë e kompanive prestigjioze turke Çalik Holding dhe Limak. Ky konzorcium kishte ofertuar me çmimin më të lartë në tenderin e hapur për privatizimin e ish- Distribucionit të KEK-ut. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)