23 Dhjetor 2024

Punëtorë të Ferronikelit dhurojnë gjak vullnetarisht

Drenas, 26 nëntor - Në prag te 100 vjetorit te Pavarësisë se Shqipërisë, punëtorët e Ferronikelit  iu bashkuan aksionit për dhurimin e gjakut ku morren pjesë 46  dhurues vullnetare.

Sabrie Prenaj, Menaxhere e Qendres Kombetare te Transfuzionit te Gjakut, u shpreh e kenaqur me numrin e dhuruesve te gjakut ne Ferronikel e cila me kete rast tha “Pervec se pati nje numer te madh vullnetaresh qe dhuruan gjak ne poashtu patem nje pritje shume te mire. Punetoret pa dallim profesioni, te gjithe ishin shume te gatshem per te dhuruar gjak.

Znj. Sabrie gjithashtu shtoi se “ne prag te festes se 100 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise, ky eshte nje gjest shume domethenes dhe i rendesishem, ngase nevojat jane shume te medha ne QKTGJ dhe QKUK”.

Kurse Dr. Fetie Daci, e cila i kontrollonte punetoret para se t’ju lejohet dhenja e gjakut e konfirmoi gjendjen e mire shendetesore te punetoreve dhe  tha “Me pergjegjesine me te madhe konfirmoj se gjendja shendetesore e te gjithe vullnetareve per dhurimin e gjakut ishte shume  e mire dhe ky fakt me ben te ndihem mire”.

Edhe Dr. Lulzim Hoti,  Shef i Klinikes ne Ferronikel, tregon per gjendjen e mire shendetesore te punetoreve ku sic thot ai kemi numer mjaft te vogel te vizitave mjeksore dhe lendimeve ne pune duke patur parasysh se Ferronikeli eshte industri e rende. 

Nje rast qe eshte si shembull i mire per dhuruesit e gjakut eshte Rrahim Thaqi punetor i Ferronikelit qe nga viti 1984, i cili ka dhuruar gjak per te 28 –en here.

Edhe vitin e kaluar, 70 punetore te Ferronikelit  dhuruan vullnetarisht gjak.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)