Publikohet raporti lidhur me programet shëndetësore të partive politike
Prishtinë, 9 shtator - Instituti i Evropës Juglindore për Shkenca Shëndetësore në bashkëpunim me Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) zyra në Prishtinë kanë përgatitur raportin në lidhje me Programet Shëndetësore të partive politike.
Duke e pasur parasysh faktin që Shëndetësia deri më tani ska qenë prioritet i qeverive, ky raport do të tregojë se:
A kanë partitë politike program konkret për Shëndetësinë këtë mandat?
A do ta realizojnë dhe si do ta realizojnë partitë politike skemën e sigurimeve shëndetësore?
A do ta reduktojnë barrën financiare të shfrytëzimit për shërbime shëndetësore masat e propozuara nga partitë politike?
Qëllimi i këtij publikimi është të vlerësoj ofertën e partive politike karshi një prej problemeve kyçe të sektorit shëndetësorë në Kosovë, pra implementimit të skemës së re të sigurimeve shëndetësore.
Interesi është që të kuptojmë planet konkrete të partive politike në lidhje me implementimin, e jo vetëm premtimin e përgjithshëm se implementimi i skemës së sigurimeve është prioritet i entitetit politik ose deklarata të ngjashme.