Promovohet shërbimi 24 orësh për pacientët kurativ në QKUK
Prishtinë, 2 shkurt - Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili do të marr pjesë sot në promovimin e shërbimit 24 orësh për pacientët kurativ në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Ky takim do të mbahet në Klinikën e Onkologjisë, ku gjithashtu, drejtuesit e kësaj kline dhe përfaqësues të Shoqatës së Onkologëve të Kosovës, do të zhvillojnë edhe disa aktivitete informuese në prag të Ditës Botërore të Kancerit si dhe do të shpërndahen materiale vetdijesuese për pacientë dhe të tjerë.