Promovohet libri për keqtrajtimet e pacientëve ne QKUK gjatë luftës
Prishtinë, 17 prill - Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës do të bëjë promovimin e librit “Krimet dhe keqtrajtimet e pacientëve dhe personelit mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nga forca policore dhe ushtarake të Serbisë gjatë luftës në Kosovë 1998-1999”, të autorit Dr. Salih Krasniqi.
Promovimi do të mbahet sot në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.