Projekt-ligji mbi duhanin me shumë probleme
Prishtinë, 31 tetor - Në një konferencë për media Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka thënë se Projekt ligji mbi kontrollin e duhanit, i cili me 1 Nëntor do të shqyrtohet në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ashtu siç është propozuar paraqet shume probleme.
Ky është ndër rastet më të qarta kur një ligj është anti-ekonomik. Ai prish barazinë ne treg, dëmton financat publike dhe krijon premisa për kontrabande e tregti te paligjshme. Vizioni i tij e shkatërron turizmin dhe sfidon aftësinë e ekzekutivit për ta vënë ligjin ne zbatim, ka thënë Gërxhaliu.
Aprovimi i këtij projektligji sipas të parit të OEK-ut, do të ndikon që njerëzit me tutje ta humbin respektin për shtetin ligjor dhe institucionet e tij.
E para, ne rrafshin social, projektligji nuk merr parasysh fatin e mijëra njerëzve qe me mundim janë vetëpunësuar dhe tregtojnë në shitore te vogla dhe njësi te improvizuara tregtare edhe paketat e cigareve. Këta njerëz nuk kanë rrugëdalje tjetër. Ata ose duhet ta shkelin ligjin e ri, nëse ai miratohet, ose duhet të heqin dalin në rrugë për bukën e gojës, ka thënë Gërxhaliu.
Ai me këtë rast ka thënë se kundër këtij ligji deri sa ai ishte si draft i parë janë mbledhur mbi 4000 nënshkrime të atyre të cilët nga kjo veprimtari sigurojnë bukën e familjes.
Në projekt ligj këto vërejtje dhe sugjerime nuk janë marrë parasysh, siç nuk janë marrë parasysh argumentet e industrisë së duhanit se zgjidhje të tilla ligjore nuk ka në regjion, tha kryetari i OEK-ut.
Gërxhaliu tha se projekt ligji synon me apo pa dashje te dëmtojë një industri, e cila I jep financave publike te Kosovës më shumë se 100 milion euro.
Askush nuk e ve në dyshim dëshirën e Qeverise për te ruajtur shëndetin e qytetareve. Por për ketë, a nuk është me mire te ndërtosh spitale te reja, klinika e qendra publike ambulatore duke i përdorur paratë e mbledhura ligjshëm nga një tregti e ligjshme?, tha ai.
Kreu i Odës shprehu frikën se aprovimi i këtij ligji, për shkak te kërkesave te tepruara te tij, do të kalojë një pjesë të konsiderueshme të tregut të duhanit në duart e kontrabandës rajonale, e cila si rregull nuk paguan taksa. Kush përfiton prej kësaj? Ekonomia vetë humb. Qytetari dhe qeveria gjithashtu, konstatoi Gërxhaliu, i cili vlerësoi se rikthimi i ligjit për rishikim ne Qeveri është I domosdoshëm.
Pronarët e shumë njësive tregtare, nënshkrues të peticionit, thanë se efektet sociale të këtij ligji për ta, familjet e tyre, punonjësit e tyre dhe komunitetin vendor, do të ishin dramatike.