02 Maj 2024

Project HOPE premton mbështetje të mëtejmë për SHSKUK

Prishtinë, 2 dhjetor - Një delegacioni i Fondacionit amerikan “Project HOPE”, i kryesuar  nga  Dr. Thomas Kenyon dhe përfaqësuesve të tjerë të këtij Fondacioni, gjatë ditës së sotme kanë vizituar Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Dr. Curr Gjocaj, Drejtor i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) e njoftoi delegacionin e \"Project HOPE\", në lidhje me punën që bëhet në SHSKUK, sfidat, sukseset dhe nevojat që ka ky institucion për donatorët.

Ai njoftoi në lidhje me fushë-veprimtarinë e SHSKUK-së, detyrat  dhe përgjegjësitë që ka SHSKUK si institucioni më i lartë shëndetësorë i vendit.

Dr. Kenyon,  u interesua në lidhje me nevojat dhe vështirësitë  që  kanë institucionet  shëndetësore në varësi të SHSKUK-së, përfshirë edhe nevojat e për paisje mjekësore.

Drejtori Gjocaj, duke u përgjigjur në interesimin e Dr. Kenyon, shpjegoi se ka formuar një grup punues i cili ka analizuar kërkesat e njësive  për paisje mjekësore dhe nevojat e tjera,  dhe bazuar në këtë raport, në nivel të SHSKUK-së, nevojiten  rreth 30 milion euro për të plotësuar kërkesat që kanë këtë njësi.  Sipas tij, për  të plotësuar në tërësi kërkesat për furnizim me barna dhe material shpenzues nevojiten edhe 5 milion euro shtesë,  por edhe donacione të vazhdueshme. 

Ai falënderoi  Fondacionin  “Project HOPE” për ndihmesat e deritanishme, duke kërkuar që të ketë mbështetje edhe në të ardhmen.

Dr. Izet Sadiku, Zv. Ministër i  Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës,  njoftoi  se bazuar në organizimin e ri, në QKUK janë formuar klinika të reja që burojnë nga ish-Klinika e Kirurgjisë dhe Klinika Interne.  Sipas tij, deri tani nuk ka pasur  mundësi të mbulohen financiarisht të gjitha kërkesat që kanë pasur klinikat e reja.

Zv. Ministri  Sadiku, tha se dokumentacioni i punuar nga grupi punues në nivel të SHSKUK-së, ku janë të përfshira të gjitha kërkesat e njësive të SHSKUK-së, do të përkthehet dhe do të dorëzohet tek donatori, në këtë rast Fondacioni  “Project Hope”.

Delegacioni i  “Project Hope” vizitoi  Klinikën e Onkologjisë Mjekësore  ku nga afër bisedojë me menaxhmentin e kësaj klinike, stafin shëndetësorë dhe me pacientët.

Nga 1 janari deri në fund të muajit nëntor,  “Project Hope”, ka ndihmuar  SHSKUK-në me barna dhe material shpenzues në vlerë prej 2 milion e 890 mijë euro. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)