Pritet të bie numri i të infektuarve nga Ebola
Gjenevë, 4 janar - Kreu i agjencisë që është e angazhuar për lufftimin e sëmundjes Ebola në Kombet e Bashkuara, thotë se po bëjnë përpjekje për ti dhënë fund sëmundjes, duke u bazuar në mundësitë që ka.
Teksa ka folur gjatë të shtunës në Ganë, Ismail Ould Cheikh Ahmed, udhëheqës i Agjencisë për reagim emergjent ndaj sëmundjes Ebola në OKB, ka thënë se sëmundja është një krizë globale , por ajo sipas tij, mund të tejkalohet.
Ne patjetër e kemi një kohë të vështirë para nesh, por duhet të arrijmë që ta tejkalojmë këtë sëmundje, ka thënë Ahmed.
Sipas OKB-së, nga 22 mijë e 200 rastet e infektuara me Ebola, 7 mijë e 900 kanë vdekur deri më tani.
Zonat më të prekura janë Siera Leone, Liberia dhe Guinea.
Zyrtarët shëndetësorë kanë njoftuar se gjatë vitit 201,5 pritet që të bie numri i të infektuarve nga Ebola.