23 Dhjetor 2024

Prezantohet strategjia për shërbimet mjekësore emergjente

Prishtinë, 10 dhejtor - Në Ministrinë e Shëndetësisë u mbajt sot takimi përmbyllës i Projektit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë: “Fuqizimi i Shërbimeve Mjekësore Emergjente dhe atyre paraspitalore”, qw ka filluar implementimin para katër vjetësh, i mbështetur nga fondet e Qeverisë së Luksemburgut.

Në këtë takim përmbyllës të këtij projekti u bë edhe prezantimi i Draft-Strategjisë Kombëtare për Shërbimet Mjekësore Emergjente, dhe u theksua nevoja e fuqizimit të këtyre shërbimeve, si përgatitje e sistemit shëndetësor dhe sektorëve të tjerë të ndërlidhur për reagime adekuate në situata të emergjencave mjekësore dhe fatkeqësive të tjera.

Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, tha se përmirësimi dhe fuqizimi i shërbimeve shëndetësore emergjente është prioritet për Ministrinë e Shëndetëisë dhe bazuar në rezultetet e projektit të realizuar nga OBSH dhe institucionet shëndetëore kosovare të tre niveleve, do të ketë një sistem të integruar të këtyre shërbimeve që do të fillojë së zbatuari menjëherë.

Si reflektim i projektit, Ministri Agani, tha se MSh do të themelojë Divizionin për Shërbime Shëndetësore Emergjente, derisa do të avansohet edhe me ngritjen e infrastrukturës që nënkupton krijimin e një Qendre tw re Emergjente në QKUK dhe avancimin e këtyre shërbimeve.

Pierre Weber, shef i Zyrës së Luksemburgut në Kosovë,  tha se projekti i realizuar  ka dhënë rezultate, përgjigje në situata adekuate, strategji dhe tash do të jetë në duartë e institucioneve të Kosovës që t’i zbatojnë ato, derisa përkrahja e Qeverisë së vendit të tij nuk do të mungojë.

Dr. Skënder Syla, shef i Zyrës së OBSH-së në Kosovë, tha se gjatë periudhës katër vjeçare prej se ka filluar projekti për fuqizimin e shërbimeve emergjente shëndetësore, janë arritur rezultate e pritura e madje edhe janë tejkaluar ato.

“Në bazë të vlerësimeve që i kemi bërë, shërbimet mjekësore emergjente  janë sot më mirë se dje dhe ne duam që ato të jenë nesër, shumë më mirë se që janë sot”, tha ai. 

Dr. Ilirjana Bajraktari (OBSH), ka prezantuar aspektet e realizimit të projektit për përmirësimin dhe fuqizimin e shërbimeve emergjente mjekësore dhe atyre para spitalore, kurse dr. Pashk Buzhala (MSH) ka prezantuar Draft- Strategjinë Kombëtare për Shërbimet Mjekësore Emergjente, që për qëllim ka fuqizimin e mëtejmë të këtyre shërbimeve në të gjitha nivelet dhe përgatitjen e institucioneve që të jenë të gatshme të ballafaqohen me çdo emergjencë mjekësore dhe të natyrave të tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)