22 Dhjetor 2024

Prezantohet puna e tre klinikave të QKUK-së

Prishtinë, 15 mars - Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve, Klinika e Kirurgjisë  Maksilo Faciale dhe Klinika e Syve, të martën  në një konferencë të organizuar për media, kanë prezantuar punën e tyre. 

Prof. dr. Nexhmi Hyseni, Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve, me këtë rast sqaroi se  në kuadër të klinikës me të cilën ai menaxhon,  ofrohen shërbime nga kirurgjia neonatale, kirurgjia abdominal, urologjia pediatrike emergjente , traumat e abomenit dhe kirurgjia ditore me shërbimet specialisitike.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve në klinikë ka qenë 1.889,  prej tyre 581 operacione elektive, 573 operacione emergjente, apo në total 1.154 intervenime kirurgjike”, shpjegoi Prof. Hyseni.

Sipas tij, Kirurgjia e Fëmijëve, ka gjithsej 35-40 shtretër  për pacientë, dy salla operative, 1 ambulantë specialisitke, 9 mjekë specialistë dhe  21 infermiere me 4 instrumentare.

Ai bëri të ditur se Klinika e Kirurgjisë Pediatrike, është e anëtarësuar në Kongresin Botërore të Kirurgjisë Pediatrike, po ashtu mjekët e klinikës janë pjesëmarrës në simpozuime dhe ëorkshope ndërkombëtare. 

Sipas tij, në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike, nuk ka vdekur asnjë fëmijë gjatë apo pas operacionit. 

Punën e realizuar në Klinikën  e Kirurgjisë Maksilofaciale, e prezantoi Prof.dr Osman Sejfia, Drejtor i kësaj Klinike, i cili veç tjerash,  tha se në klinikën me të cilën ai menaxhon, vjet  janë bërë 457 pranime, 7.289 vizita specialisitke, 432 operacione me anestezion lokal dhe 314 operacione me anestezion të përgjithshëm. 

“Në kuadër të klinikës ekziston  Reparti i Traumatologjisë dhe infeksioneve, Reparti Onkologjik, Reparti i Kirurgjisë Ortognatike dhe anomalive kongjenitale, trakti operative ai  gjysëmintensiv dhe ambulanca specialistike” sqaroi prof. Sejfia.  

Ai pohoi se Klinika  ka  7 specialistë, 11 infermiere të gatshëm për të ofruar shërbime profesionale për pacientët që kanë nevojë. 
Për punën e Klinikës së Syve, foli  Prof. dr Kelmend Spahiu, Drejtor i Klinikës së Syve, i cili  prezantoi statistikat e punës, sipas të cilave më 2010,  në këtë klinikë ka pasur 1.522 pacientë të pranuar, prej tyre 671 nga rajoni i Prishtinës dhe 829 nga viset tjera të Kosovës.

Sipas tij, në Ambulancën Specialistike, janë vizituar 27.808 pacientë, përderisa janë kryer 1.683 operacione, kurse mesatarja e qëndrimit të pacientëve në klinikë, ka qenë 7.2 ditë. “ Klinika e Syve ka 20 mjekë oftalmologë, 2 salla  operative, 4 ambulanca specialistike, 4 kabinete pune”, përfundoi dr Spahiu. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)