09 Janar 2025

Prezantohet mbrojtja sociale për komunitetin transgjinor në Kosovë

Prishtinë, 14 dhjetor - Koalicioni Të  Drejta të  Barabarta për të  Gjithë (ERAC) do të  prezantojë sot dokumentin e politikave mbi “Mbrojtjen sociale dhe qasjen në  shëndetësi të  komunitetit transgjinor në  Kosovë”.

Hulumtuesit e dy OJQ-ve kryesore që punojnë për të drejtat e njeriut të pjesëtarëve të komunitetit LGBTI në Kosovë kanë kryer intervista me persona transeksualë, të cilët raportojnë për gjendjen e tyre të vështirë dhe të cilët janë  subjekt i presionit të madh nga shoqëria dhe madje edhe familjet dhe miqtë e tyre.

Studimi më tej përmban intervista të strukturuara me punonjësit socialë dhe mjekët mbi përvojat e tyre në trajtimin e personave transgjinorë.

Prezantimi do të mbahet në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Filozofik në praninë e studentëve nga departamente të ndryshme, në përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me situatën e vështirë të personave transgjinorë në Kosovë.

ERAC është një projekt i financuar nga BE-ja dhe i implementuar nga shtatë OJQ dhe nëntëmbëdhjetë OSHC që punojnë  së bashku për të promovuar barazinë dhe mosdiskriminimin. Financimi i BE-së për projektin arrin në rreth 1 milion euro.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)