Prezantohet iniciativa për reduktimin e vdekshmërisë së fëmijëve
Prishtinë, 21 shkurt - Organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, UNICEF-i dhe mbështetur nga fondet e Qeverisë së Austrisë, sot në Prishtinë u mbajt takimi për prezantimin e iniciativës globale Zotimi për mbijetesë-Premtimi i përsëritur.
Ky takim vjen pas takimit të mbajtur në korrik 2012 në Uashington DC, ku Qeveritë e SHBA, Etiopisë, Indisë kanë mbledhur përfaqësues të Qeverive të ndryshme, shoqërisë civile dhe sektorit privat në thirrjen për mbijetesë të fëmijëve.
Në këtë forum është përfaqësuar edhe Qeveria e Kosovës përmes Ministrit të Shëndetësisë, prof. dr. Ferid Agani, i cili e ka nënshkruar Deklaratën e Zotimit për redukimin e vdekshmërisë së fëmijëve.
Në frymën e zotimeve të kësaj deklarate, Ministri Agani tha se MSh do ti përkrah angazhimet për të reduktuar vdekshmërinë e fëmijëve dhe nënave në Kosovë.
Në këtë aspekt, ai tha se Kosova duhet të ec me hapa të koordinuar multisektorial për reduktimin e vdekshmërisë së foshnjeve.
Duke e renditur këtë si prioritet edhe në reformen shëndetësore në Kosovë, Ministri Agani tha se Ministria ka ngritur kapacitetet e Zyrës për Shëndetin e Nënës dhe të Fëmijës duke e avancuar në divizion, me qëllim të udhëheqjes së suksesshme të zbatimit të Strategjisë për Shëndetin e Nënës , Fëmijës, të Rinjve dhe Adoleshëntëve.
Do të jemi shumë praktik në zbatimin e kësaj strategjie dhe prioriteteve, dhe nëse ne i adresojmë drejt problemet ë janë në këtë fushë , do të jemi në gjendje që vdekshmërinë perinatale ta zvogëlojmë nën 10 promila, tha Ministri Ferid Agani.
Lejla Omar Gad, shefe e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë ka theksuar përkushtimin e UNICEF-it që në nivel global të përkrah angazhimet e shteteve të ndryshme ëpr reduktimin e vdekshmërisë së fëmijëve.
Ajo ka theksuar se në vende të ndryshme të botës fëmijët vazhdojnë të jetojnë në kushte të varfërisë dhe të vdesin edhe nga vdekje të parandalueshme, prandaj ka bërë thirrje për fuqizimin e aksioneve në reduktimin e vdekshmërisë së fëmijëve.
Zonja Gad ka shprehur kënaqësinë që MSh në kuadër të reformës shëndetësore i ka dhënë prioritet shëndetit të fëmijës dhe nënës dhe uljes së vdekshmërisë së tyre.
Pierre Weber, shef i Zyrës së Luksemburgut në Kosovë, duke mbështetur aktivitetet për përmbushjen e zotimit për mbijetesë të fëmijëve, bëri thirrje për aksione të koordinuara.
Ndër të tjera, ai theksoi se në këtë mision rol të rëndësishëm luan familja, mjekët, infermierët dhe profesionistët e tjerë shëndetësor. Weber bëri thirrje për zbatim të Ligjit të Duhanit, duke vlerësuar se duhani është një prej shkaktarëve që ndikojnë në vdekshmërinë e fëmijëve.
Një prezantim për gjendejn e fëmijëve në Kosovë dhe Zotimin për Mbijetëse të Fëmijëve-Premtimi i Përsëritur, e bën dr. Agron Gashi nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë dhe dr. Merita Vuthaj nga Zyra për Shëndetin e Nënës dhe të Fëmijës në Kosovë.
Në këtë takim u theksua se megjithë rënien e vdekshmërisë perinatele në Kosovë nga 29.1 promila sa ka qenë në vitin 2000 në 17.1 promila më 2012, kjo shkallë ende mbetet e lartë dhe mbetet që të punohet edhe më tej në reduktimin e saj.
Ndërsa nga shkaqet që ndikojnë më së shumti në vdekshmërinë perinatale u theksuan lindjet e parakohshme, sëmundjet respiratore, anomalitë kongjenitale, infeksionet gjatë shtatzanësisë, etj.
Në hapje të këtij takimi, është emituar një video mesazh i futbillistit më të mirë të botës, Ambasadorit të Vullnetit të Mirë, Lionel Messi, kushtuar përkushtimit për reduktimin e vdekjes së fëmijëve They dont have to die (Nuk duhet të vdesin).