07 Maj 2024

Prezantohet faza e parë e implementimit për Sigurimet shëndetësore

Prishtinë, 18 shtator - Organizuar nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Projektin e Qeverisë së Luksemburgut-Programi mbështetës për shëndetësinë në Kosovë KSV 014 dhe konsorciumin “Vamed”, sot në Prishtinë u bë demonstrimi i aplikimit të sistemit të Informimit shëndetësor për komponentin e sistemit të sigurimeve shëndetësore.

Prezantimin e kanë bërë përfaqësuesit e konsorciumit “Vamed” nga Austria, të cilët theksuan se zbatimi i kësaj komponente sot është në një fazë më të avancuar cila ka të bëjë me fazën e parë të konsolidimit të regjistrave civilë, evidentimin e kontribut-dhënësve, pagesave që do të bëhen përmes Bankës Qendrore apo Administratës Tatimore, ndërsa që u tha, gjithashtu, se  regjistri do bëhet një here, ndërsa do të duhet të përditësohet e freskohet në baza ditore me të dhëna të integruara që kanë të bëjnë me regjistrin civil, ato të Bankës Qendrore, Adminstratën Tatimore, të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrisë së Administratës Publike etj. 

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani pas vlerësimit që i bëri prezantimit të projektit tha se nga ajo çka u prezantua del që ka pasur shumë të drejtë kur ka konstatuar se implementimi i sigurimeve shëndetësore është një proces mjaft kompleks, që involvon shumë palë, por që MSh është e vendosur që të bëhen hapa përpara në implementimin  e sigurimeve shëndetësore.

\"Në këtë aspekt, theksoi Ministri Rrahmani, “na duhet përkrahja dhe asistenca edhe e Ministrive dhe agjencioneve të tjera që të bëhet ajo që është në e mira, të kemi sigurime shëndetësore funksionale për qytetarët e vendit”.

 Në emër të konsorciumit “Vamed”, Harald Feiel, tha se është i kënaqur me punën e realizuar deri më tani, në një projekt që siç vlerësoi ai, është punuar me fleksibilitet dhe përkushtim si nga konsorciumji ashtu edhe nga MSh-ja dhe partnerët e tjera për realizimin e komponentit të Informimit shëndetësor për sigurimet shëndetësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)