Prezantohen rezultatet e mbikëqyrjes se Etheve Hemorragjike
Prishtinë, 3 maj - Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës do të bëhet sot prezantimi i rezultateve të projektit: \"Diagnoza dhe mbikëqyrja e Etheve Hemorragjike Krime - Kongo, Biosiguria në Kosovë 2013-2016 dhe 2017-2019\".
Ky projekt mbështetet nga programi i partneritetit gjerman për ekselencë në siguri biologjike dhe shëndetësore - Ministria Federale e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, implementuar nga Instituti për Mjekësi Tropikale \"Bernhard Nocht\"- Hamburg, në bashkëpunim me Klinikën Infektive të QKUK-së, IKSHPK dhe Universitetin e Prishtinës \"Hasan Prishtina\".
Takimi mbahet sot në sallën e Klinikës Infektive në Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.