Presidentja në detyrë e Kosovës infektohet nga Covid-19
Osmani ka njoftuar se gjatë dy javëve të ardhshme do të vazhdojë punën nga shtëpia.
Ajo gjithashtu thekson se infektimin e ka marrë nga personat e afërm që kishin të prekur koronavirusi dhe që ka pasur kontakte.
"Të nderuar qytetarë! Pasi disa të afërm me të cilët kisha kontakt rezultuan pozitivë në testin për Covid-19, u testova në IKSHKP dhe pak më parë u njoftova se edhe unë kam rezultuar pozitiv''.
"Në dy javët e ardhshme do të punoj nga shtëpia, duke u kujdesur që secili dokument a vendim që kërkon shqyrtim e vendimmarrje dhe që lidhet me përgjegjësitë e mia në të dy funksionet shtetërore që i ushtroj, të trajtohet në kohë. Po ashtu, një numër takimesh do t’i vazhdoj nëpërmjet platformave elektronike", ka thënë Osmani.