17 Maj 2024

Presidentja Jahjaga vizitoi nënën qe lindi djalin e parë të 2016-së

Prishtinë, 1 janar - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja , vizitoi sot Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Presidentja Jahjaga e shoqëruar nga zëvendësministri i Shëndetësisë, zoti Izet Sadiku fillimisht u takua me drejtorin e QKUK-së zotin Curr Gjoci dhe me drejtoreshën e Gjinekologjisë, zonjën Myrvete Paçarada ku u njoftuan për punën këtij reparti.

Presidentja Jahjaga vizitoi nenën që lindi fëmijën e parë ne  vitin 2016 në këtë qendër, duke i dëshiruar jetë të gjatë dhe të lumtur djalit dhe nënës.

Në një deklaratë për media, Presidentja Jahjaga tha se ka ardhur që ta përcjell traditën e përvjetshme që të vizitojë fëmijën e parë të lindur.

"Unë së pari pata një takim me zëvendësministrin, me drejtorin e QKUK-së dhe me drejtoreshën Paçarada."

"U njoftova për së afërmi me punën e mbrëmshme të të gjithë personelit mjekësor dhe shfrytëzova rastin që në emër të të gjithë qytetarëve të Kosovës t’i falënderoj për një punë të jashtëzakonshme dhe profesionale që kanë treguar, jo vetëm gjatë natës së mbrëmshme të ndërrimit të motmoteve, por gjatë tërë vitit që e lamë pas."

"Poashtu vizitova edhe nënën Jetmirën e cila kishte kaluar një lindje të mirë gjatë natës së mbrëmshme dhe e urova për lindjën e fëmijës."

"Poashtu bebes së vogël i dëshirova jetë të gjatë, fat, shëndet dhe gëzime në jetën e tij së bashku me gjithë familjen e tij. Shfrytëzoj edhe njëherë rastin që t’i uroj te gjithë qytetarët e Kosovës për një vit të mbarë dhe të suksesshëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)