14 Maj 2024

Presidentja Jahjaga vizitoi Klinikën e Onkologjisë në QKUK

Prishtinë, 14 tetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, vizitoi Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe pacientët që janë duke u trajtuar në këtë klinikë.

Drejtori i përgjithshëm i QKUK-së, Curr Gjocaj, dhe Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, dr.Ekrem Hyseni e njoftuan Presidenten Jahjaga me punën që bëhet në këtë klinikë, sukseset e arritura dhe sfidat me të cilat përballen në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Gjatë vizitës, që u zhvillua në kuadër të shënimit të muajit të sensibilizimit kundër kancerit të gjirit, Presidentja Jahjaga shprehu përkushtimin e institucioneve të vendit për t’ju ofruar të gjithë qytetarëve qasje në shërbimet adekuate shëndetësore.

Në një deklaratë dhënë pas vizitës, Presidentja Jahjaga tha se ka ardhur në Klinikën e Onkologjisë, së bashku me ministrin Rrahmani me drejtorin, që të shoh për së afërmi të gjithë punën dhe të gjitha aktivitetet që bëhen për të ofruar shërbimet ndaj të gjithë qytetarët tanë të prekur nga sëmundja e kancerit.

\"Të gjitha shërbimet që ofrohen në kuadër të kësaj klinike, i gjithë personeli i specializuar dhe i aftësuar profesionalisht dhe e gjithë aparatura dhe teknologjia për diagnostifikimin e këtyre sëmundjeve kanë qenë dhe vazhdojnë që të jenë pikësynim kryesor i institucioneve të Republikës së Kosovës që ato të avancohen në mënyrë të vazhdueshme, me qëllimin e vetëm që të kemi shërbime sa më të mira për të gjithë qytetarët të cilët kanë nevojë për shërbime në luftë ndaj kësaj sëmundjeje.\"

\"Unë pata rastin që së bashku me ministrin dhe me drejtorin të takoj edhe disa pacientë, të cilëve u dëshiroj atyre shëndet të plotë dhe të mirë. Pashë një vullnet të jashtëzakonshëm të tyre që ta luftojnë këtë sëmundje. Po ashtu, përgëzova drejtorin dhe ministrin për punën profesionale të personelit mjekësor, i cili me vite me radhë ka ofruar shërbime kualitative dhe cilësore dhe kërkova nga ta që të jenë të pakompromis në misionin e tyre të veçantë në shërbimin dhe në ndihmën ndaj qytetarëve tanë\", ka theksuar Jahjaga.

Meqenëse muaji tetor për këto vite me radhë ka qenë muaji i sensibilizimit kundër kancerit të gjirit, ajo e shfrytëzoj këtë rast që t’i ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i bëjnë kontrollet e vazhdueshme.

Si meshkujt, ashtu edhe gratë, sepse diagnostifikimi i hershëm i kësaj sëmundjeje nënkupton shpëtimin e jetës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)