Policia vazhdon fushatën për dhurimin vullnetar të gjakut

Prishtinë, 15 shkurt - Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Qendrën e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut ka filluar fushatën për dhurimin vullnetar të gjakut.
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë mbështetur gjithnjë këtë aktivitet duke dhuruar gjak, prandaj sot policia zhvillon këtë aktivitet që do të mbahet në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë të Sllatinës.