Policia konfiskon medikamente të kontrabanduara
Prishtinë, 23 nëntor - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëm rreth orës 20:40 në rrugën magjistrale Mitrovicë- Pejë, pikërisht në fshatin Veriq, Komuna e Istogut, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona me dyshimin së të njëjtit kanë kryer veprat penale Kontrabandimi i mallrave dhe Tregtia e ndaluar dhe ka konfiskuar sasi të konsiderueshme të produkteve medicinale pa banderola dhe dokumente përcjellëse.
Personat e arrestuar sipas policisë janë N. H i lindur me 1986 dhe L. R i lindur me 1988
Arrestimi i këtyre personave është bërë pasi qe personat e dyshuar në veturat e tyre kishin sasi të konsiderueshme të medikamenteve të ndryshme mjekësore, pa banderola dhe pa dokumente përcjellëse.
Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar medikamentet dhe dy veturat që janë përdorur për transportin e tyre.
Policia thekson se dyshohet së këto dokumente kanë origjinë nga Serbia dhe janë futur në mënyrë të kundërligjshme ne Kosovë.
Rasti do të hetohet në bashkëpunim me inspektoret e Agjencionit Kosovare për Produkte Medicinale.
Të gjitha veprimet policore lidhur me ketë rast janë kryer me autorizim të prokurorit përkatës dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për të vazhduar me procedurat tjera hetimore.