28 Prill 2024

Policia konfiskon barna të kontrabanduara

Prishtinë, 17 shtator - Policia e Republikës së Kosovës ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme barnash të kontrabanduara.

Lajmi bëhet i ditur nga policia e Kosovës e cila deklaron se malli i kontrabanduar është gjetur në një makinë në rrugën rurale Suhadoll i Poshtëm, në Mitrovicë.

Sipas policisë, janë gjetur 97 paketime me nga 10 lloje barnash të ndryshme ndërsa janë ndaluar edhe dy transportuesit, dy shtetas serbë.

“Në momentin e ndalimit të automjetit transportues, shoferi 45-vjeçar dhe pasagjeri i tij, që të dytë të përkatësisë etnike serbe, nuk kanë rezistuar, ndërsa kanë bashkëpunuar me policinë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)