Policia e Kosovës konfiskon barna nga Serbia
Prishtinë, 7 gusht - Policia e Kosovës ka bërë të diturse sot në Pejë janë konfiskuar mbi 13 300 paketime të vogla me lloje të ndryshme të barnave me prejardhje nga Serbia.
Policia e shoqëruar nga zyrtarë të Doganës, Administratës Tatimore dhe Agjencionit për Prodhime Mjekësore njofton se është realizuar plani Farmacia në katër lokacione në qytetin e Pejës, më sakt në dy shtëpi banimi, një barnatore dhe një magazinë të produkteve mjekësore.
Gjatë operacionit që policia njofton se ka filluar në orën 8 të mëngjesit, përpos barnave janë konfiskuar edhe dokumentacion, fletore, fatura, një shtëpizë kompjuteri.
Sipas njoftimit të policisë, i gjithë operacioni është zhvilluar nën mbikëqyrjen e prokurorit të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe sipas udhëzimeve të mara nga ana e tij lënda shkon në procedurë të rregullt.