Policia dhe inspektorët e AVUK-ut, inspektojn lokalet nëPejës
Në zbatim të masave dhe reagim në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, mbrëmë duke filluar nga 19:30, njësiti për reagim të shpejtë ( NJRSH), të mbështetur nga njësiti special operativ (NJSO), së bashku me inspektorët e AVUK-ut, kanë inspektuar lokalet në zonën e përgjegjësisë Pejë.
Njësitet Policore së bashku ne inspektorët e AVUK-ut, kanë vepruar në disa ekipe dhe kanë inspektuar në të njëjtën kohë tridhjetë e pesë (35) lokale në këtë zonë.
Gjatë këtij plani të inspektimit janë shqiptuar tri (3) gjoba, prej tyre një (1) ndaj personit juridik dhe dy (2) ndaj personave fizik.
Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek te gjithë qytetarët që ti respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-se. Në të kundërtën për qytetarët që nuk i respektojnë vendimet e Qeverisë dhe të IKSHPK-së, toleranca do të jetë zero.