23 Dhjetor 2024

Pijet me sheqer, "vrasëse" të 180 mijë personave në vit

Harvard, 26 mars -  Pijet me sheqer, janë shkaktare të rreth 180 mijë vdekjeve në vit, në mbarë botën.

Ky është përfundimi i një studimi të kryer në Shkollën e Shëndetit Publik në Harvard, i publikuar gjatë takimit vjetor të Shoqatës American Heart, për ushqimin dhe sëmundjet metabolike.

Kështu, sipas studimit, lëngjet e frutave, pijet me sheqer dhe me të gazuara, apo pijet energjike të ëmbla, janë përgjegjëse për vdekjen e rreth 500 personave në ditë.

"Konsumatorët e këtyre lloj pijeve, shkojnë shpejt drejt mbipeshës, duke rritur kështu rrezikun e sëmundjeve kronike të tilla si diabeti, sëmundje kardiovaskulare dhe disa lloje kanceri", vëren studimi.

Ky hulumtim, ka lidhur konsumimin e pijeve me sheqer me rreth 133 mijë vdekje nga diabeti, 6 mijë vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare, ndërsa rreth 44 mijë vdekje, sipas studimit kanë ndodhur nga kanceri, por një nga shkaqet mendohet të ketë qenë edhe konsumimi për një kohë të gjatë i pijeve me sheqer.

Sa i përket "gjeografisë" së vdekjeve, 78 për qind e tyre kanë ndodhur në vendet ku popullata ka të ardhura të mesme e të ulëta.

Shoqata "American Heart" u rekomandon konsumatorëve, që të konsumojnë jo më shumë se 450 kalori në javë me pije, që përmbajnë sheqer, por bazuar në një dietë prej 2.000 kalori.

Ajo që është më shqetësuese, lidhet me faktin se tek fëmijët, këto pije me përmbajtje sheqeri janë akoma më të dëmshme se tek të rriturit.

Një studim tjetër nga Universiteti i Karolinës së Veriut vëren se konsumimi i pijeve të ëmbla si dhe me fruta, apo pijet energjike, shoqërohen edhe me ushqime jo të shëndetshme.

Shkencëtarët shqyrtuan të dhënat nga 2003-2010. Hulumtuesit kanë ekzaminuar monstra nga 10.955 fëmijë të moshës 2 dhe 8 vjeç.

Si konkluzion ka dalë se pijet e ashtuquajtura të buta, pra lëngjet e frutave janë i japin kalori fëmijëve të grupmoshave 1-5 vjeç dhe 6 dhe 11 vjeç.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)