25 Dhjetor 2024

Pijet energjike ndryshojnë rrahjet e zemrës

Bonn, 4 dhjetor - Pijet që kanë përmbajtje të lartë kafeine ndikojnë në rrahjet e zemrës dhe rrisin rrezikun për probleme që mund të jenë fatale.

Sipas hulumtuesve, tek të rriturit e shëndetshëm që kanë konsumuar pije energjike, një orë më vonë janë rritur ndjeshëm normat e tkurrjes së zemrës.

Kjo do të thotë se “dhoma” e zemrës, që pompon gjakun rreth trupit, një orë pasi konsumohet pija energjike, ka një kontraktim të vështirë.

Një ekip kërkuesish nga Universiteti i Bonn-it në Gjermani kanë vëzhguar zemrën e 17 personave një orë pas konsumimit të një pije energjike.

Studimi tregon se tkurrjet e zemrës janë më të sforcuara pas pijes. Ekipi i shkencëtarëve tha në takimin e përvitshëm të Shoqërisë së Radiologëve në Amerikën e Veriut se, fëmijët dhe njerëzit me probleme shëndetësore duhet të shmangin këto pije.

“Deri më tani ne nuk e dinim ekzaktësisht efektin që kanë pijet energjike në funksionimin e zemrës”, shprehet Dr Jonas Dorner.

“Sasia e kafeinës është tri herë më e lartë krahasuar me kafen, pijet e tjera freskuese.”

“Ka disa lloj efektesh anësore që janë të lidhura me sasinë e kafeinës për fshirë rrahje të lartë të zemrës, dridhje, rritje të presionit të gjakut dhe në shumë raste shkaktohet pushim i zemrës”, thotë Dorner.

\" Ne kemi nevojë për studime shtesë për të kuptuar këtë mekanizëm dhe për të përcaktuar se sa zgjat efekti i pijes energjike”, thanë hulumtuesit.

Doktor Dorner tha se nëse pijet energjike përzihen me alkoolin, atëherë ndikimi do të jetë më shumë i rrezikshëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)