22 Dhjetor 2024

Pfizer, mund të ruhet në frigorifer më gjatë sesa është rekomanduar

Bruksel, 18 maj - Agjencia Evropiane e Ilaçeve ka thënë se vaksina kundër koronavirusit e kompanisë Pfizer, mund të ruhet në temperaturë të frigoriferit më gjatë sesa është rekomanduar paraprakisht.

Ky institucion ka thënë se sapo të shkrihen vaksinat - kur janë të pahapura - mund të mbahen nëpër frigoriferë deri në një muaj.

Kufizimi aktual është vetëm pesë ditë.

Kjo rritje e fleksibilitetit pritet të ketë ndikim të madh në rritje të shkallës së vaksinimit në Bashkimin Evropian.

Nevoja për transport dhe ruajtje në temperatura tejet të ulëta ka qenë një nga mangësitë e mëdha të vaksinës së kompanisë Pfizer.

Kërkesat specifike për ruajtje të kësaj vaksine e kanë bërë më të vështirë dhënien e tyre në disa vende të botës.

Në muajin shkurt, Shtetet e Bashkuara kanë miratuar ruajtjen dhe transportimin e vaksinës së kompanisë Pfizer në temperature prej -15 deri në -25 gradë Celsius për gati dy javë, për dallim nga -80 deri në -60 gradë Celsius sa kërkohet zakonisht.

Më herët gjatë këtij muaji, Kanadaja ka autorizuar dhënien e vaksinës së kompanisë Pfizer edhe për fëmijët e moshës 12-15 vjeç, duke u kthyer në shtetin e parë që ka bërë një gjë të tillë për këtë kategori.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)