Pezullohet greva e kirurgëve dhe mjekëve të tjerë
Prishtinë, 5 shkurt - Mjekët specialistë të klinikave kirurgjikale në Qendren Klinike Universitere të Kosovës (QKUK), sot kanë pezulluar grevën e nisur ditë më parë.
Ky pezullim i grevës është arritur pas takimeve të vazhdueshme që kanë pasur me Uran Ismaili, Ministër i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, dr. Rrustem Musa, zëvendës Ministër i Ministrisë së Shëndetësisë dhe dr. Basri Sejdiu, Ud. drejtor i përgjithshëm SHSKUK.
Në takim është arritur marrëveshja që greva të pezullohet dhe mjekët të jenë të kyçur në grupet punuese që do të punojë në kategorizimin e pagave që do të ndodhë me Ligjin e ri të Pagave, pas rishikimit të buxhetit.