23 Dhjetor 2024

Përurohet reparti i sëmundjeve të mushkërive dhe tuberkulozit

Pejë, 26 nëntor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Ferid Agani me bashkëpunëtorë kanë marrë pjesë sot në përurimin e Repartit për trajtimin e Sëmundjeve të Mushkërive dhe Tuberkulozit në Spitalin Rajonal të Pejës.

Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani të pranishmëve ju uroj 100 Vjetorin e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, duke shtuar se është një kënaqësi e veçantë që sot t’u drejtohet në vigjilie të këtij përvjetori me rastin e hapjes së këtij objekti, i cili në mënyrë simbolike reflekton vështirësitë e mëdha në të cilat ka kaluar shëndetësia kosovare në vitet e pasluftës.

“Jemi në ditët e fundit të ekzistimit të një sistemi shëndetësor i cili nuk ka mundur të gjenerojë më shumë se atë që është duke e dhënë sot. Jemi në prag të miratimit të Ligjit të ri të Shëndetësisë dhe të një sistemi të ri shëndetësor, i cili do të mundësojë që ju si profesionistë shëndetësorë të jetoni nga puna juaj në institucione publike shëndetësore, institucione private shëndetësore me një bashkëpunim të ngushtë ndërmjet tyre."

"Sistemi i ri shëndetësor do të lejojë një autonomi të fuqishme të institucioneve shëndetësore dhe të punëtorëve shëndetësorë, me organe të reja si Odat e profesionistëve shëndetësorë, Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës dhe Spitalor, si dhe Agjensioni i Financimit të Shëndetësisë si paraardhës i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Shpresoj që të jemi edhe shumë herë në ngjarje dhe përurime të tilla, ku inagurojmë objekte dhe shërbime të reja”, tha Ministri Agani.

Dr. Skender Dreshaj, drejtor ekzekutiv i Spitalit Rajonal të Pejës, tha se ky është një investim vërtet capital, ku do të trajtohen të sëmurët nga mushkëritë, kategori kjo shumë e ndjeshme e popullatës.

“E veçanta e këtij inagurimi përpos që po ndodh në prag të 100 vjetorit të pavarësisë, ka edhe të veçantën tjetër se  Peja po vazhdon traditën e saj gjysëm shekullore në trajtimin elitar të sëmundjeve të mushkërive. Është kjo një dëshmi e përkushtimit të shoqërisë ndaj shëndetit të popullatës dhe do të falenderoja në këtë rast Qeverinë, Ministrinë për investimin e bërë, si dhe donatorët për ndihmesën e pakursyer”, theksoi dr.Dreshaj. 

Reparti i përuruar është kryesisht investim i Ministrisë së Shëndetësisë, i mbështetur nga Fondi Global dhe donator të tjerë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)