Përurohet Qendra e Mjeksësisë Familjare në Zhabar të Mitrovicës


Mitrovicë, 9 dhjetor - Kryetari i komunës Agim Bahtiri, së bashku me drejtorin e Spitalit të Mitrovicës Hamez Berisha, drejtori i Qkmf-së, Vllaznim Hoti dhe përfaqësues tjerë të shëndetësisë, kanë marrë pjesë të premten në përurimin e Qendrës së Mjeksësisë Familjare, në Zhabar të Mitrovicës.
Kryetari Bahtiri, para të pranishmeve tha se përurimi i këtij objekti të ri, i Qendrës së Mjekësis Familjare, paraqet një ngjarje të rëndësishme për gjithë banorët e Zhabarit dhe lagjeve përreth.
Çdo projekt që realizohet, në të mirë të qytetarëve i çfarëdo natyre qoftë ai, ka rëndësinë e vet, përderisa projektet në fushën e shëndetësisë kanë edhe një simbolikë specifike për Mitrovicën. Unë me këtë rast përgëzoi qytetarët që do të shfrytëzojnë shërbimet shëndetësore në këtë object dhe apeloi tek punëtorët shndetësorë që të jenë në shërbim të tyre, efikas dhe të bkryejnë shërbime ciësore, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.
Drejtori I QKMF-së, Dr Vllaznim Hoti, tha se hapja e këtij objekti shëndetësorë në këtë mjedis, ka rëndësi jashëtzakinisht të madhe, pasi që ata, që janë të shumtë, nuk do të maltretohen më duke kërkuara shërbime shëndetësore në qendrat tjera.
I garantoj qytetarët se shërbimet do të jenë efikase, profesionale dhe në nivelin e duhur. Do të kemi në shërbim të qytetarëve në çdo kohë, tha ai.
Rukije Pllana, kryeinfermiere në QKMF, tha se për banorët e Zhabarit dhe të lagjeve tjera përreth, që do të shfrytëzojnë shërbimet e këtuhsme, do të ofrohen shërbime të promovimit shëndetësorë, informimit, komunikimit dhe shërbime tjera parandaluese të sëmundjeve. Po ashtu, sipas saj, do të oforhen edhe shërbime esenciale kurative dhe ndërhyrje të vogla kirurgjike, shërbime të kujdessit akut urgjent, shërbime të kujdesit shëndetësorë për sëmundjet kronike etj.
Ndërsa, përfaqësuesi I fhsatit, Ahmet Fejza, falënderoi kryetarin bahtiri dhe të gjithë ata që kanë mkontribua që kjo QMF të filloi punën në lagjen e tyre.
Kemi pas shumë nevjë pë rkëto shërbime. Tani u bë një punë e mirë, sepse më nuk do të bredhim nëpër qendrat tjera, por shërbimet kryesore do tIi marrim këtu. Shpresojmë se QMF-ja do ët kompletohet me staf adekuat dhe se shërbimet do të jenë cilësore, tha ndër të tjera ai.
Adaptimi i objektit dhe sigurimi i pajisjeve I ka kushtuar buxhetit të komunës rreth 30.000 euro.