23 Dhjetor 2024

Përurohet laboratori në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Besi

Prishtinë, 13 qershor - Kryetari i Prishtinës, dr. Isa Mustafa bashkë më ambasadorin e Norvegjisë në Prishtinë Jan Brathu të mërkurën kanë përuruar laboratorin për analiza laboratorike në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Besi. 

“Ne sot me ambasadorin e Norvegjisë dolëm këtu të inaugurojmë një aparat që e kemi donacion nga Norvegjia, që është shumë i rëndësishëm për këtë ambulantë, analiza biologjike, sepse i ndihmon popullatës këtu dhe shkurton nevojën që ata të shkojnë dhe kontrollohen, e të bëjnë analiza të tilla në qytet”, tha kryetari Mustafa.

Kryetari Mustafa tha se i është falënderues ambasadorit norvegjez për këtë kontribut.

“Konsiderojmë që është një ndihmë jo vetëm simbolike, por shumë e rëndësishme për arsye se përmirëson shëndetin e qytetarëve, dhe po ashtu sot këtu inaugurojmë edhe dy autoambulanca, të cilat  kemi blerë me buxhet të Komunës së Prishtinës, që do të shërbejnë për pacientë të hemodializës në mënyrë që atyre t’u mundësohet kontrollimi dhe shërbimet që ne po i ofrojmë dhe që shkon krahas intencës tonë që qytetarëve tu ofrojmë shërbime dhe shëndetësi”, tha kryetari Mustafa.

Ndërkaq ambasadori i Norvegjisë në Prishtinë, zt. Jan Brathu tha se është shumë i lumtur që ka pasur mundësinë të ndihmojë Prishtinën.

“Ky donacion ka kushtuar 11 mijë e dyqind euro, ndoshta për nga simbolika është i vogël, por ka një qëllim mjaft të madh. Për vetëm dy javë të funksionimit të këtij aparati janë ofruar 450 shërbime për popullatën e këtij rajoni.\"

\"Është edhe një aspekt tjetër, pasi që pacientët më nuk kanë nevojë për të udhëtuar në Prishtinë për realizimin e këtyre testeve, me ç’ rast bie të kursehen edhe kapacitetet në Prishtinë nga fluksi i pacientëve, natyrisht kursehet edhe pacienti, për shkak që nuk ka nevojë të marrë rrugë deri në qytet”, tha ambasadori Brathu.

Po ashtu komuna e Prishtinës nga mjete të buxhetit komunal Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare e ka pajisur më dy automjete të hemodializës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)