23 Dhjetor 2024

Përurohet Instituti Rajonal i Shëndetësisë Publike

Pejë, 17 dhjetor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, Sekretari i Përgjithshëm i MSh-së, Gani Shabani, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, dhe Kryetari i Komunës së Pejës, Ali Berisha, përuruan sot në Pejë Institutin Rajonal të Shëndetësisë Publike.

Në ceremoninë e përurimit të këtij projekti, morën pjesë edhe punonjës shëndetësor dhe zyrtarë nga organizata e institucione të tjera, derisa rëndësia e tij u vlerësua si shumë e rëndësishme për qytetarët e rajonit të Pejës.

Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani tha se përurimi i këtij instituti është një kontribut i drejtpërdrejt i Ministrisë së Shëndetësisë në mbrojtjen e shëndetit publik të qytetarëvë të këtij rajoni dhe një investim shumë i rëndësishëm në fushën e parandalimit të shumë sëmundjeve.

“Në këtë kohë të refromave në shëndetësi, ne jemi të bindur se qytetarët e kësaj ane do ta vlerësojnë këtë kontribut, ndërsa punonjësit shëndetësor të institutit, do ta angazhojnë dijen e tyre në funksion të përparimit të shëndetit të populates së kësaj ane”, tha Ministri Agani.

Drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani tha se hapja e Institutit Rajonal të Shëndetësisë Publike në Pejë fuqizon kapacitetet e IKSHP-së për të rritur efikasitetin e punës në këtë pjesë të vendit, ndërsa rëndësia e Institutit, theksoi ai, do të jetë e madhe në mbrojtjen e shëndetit publik të popullatës.
 
Kryetari i Komunës së Pejës, Ali Berisha, tha se përurimi i këtij instituti është një investim që do t’u shërbejë qytetarëvë të komunës së Pejës dhe një hap para në forcimin e shërbimeve shëndetësore në këtë komunë.

Për projektin e ndërtimit të Institutit të Shëndetësisë Publike në Pejë, në vitet e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka investuar rreth 520 mijë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)