Përurohet e Qendra e Mjekësisë Familjare në Pozheran

Pozheran, 19 shkurt - Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, sot mori pjesë në përurimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF) të Pozheranit-Vitisë, e cila është emërtuar me emrin e humanistes shqiptare dhe fitueses së çmimit Nobel për Paqen, Nëna Terezë.
Ministri Rrahmani në përurimin e këtij objekti ka thënë se ndërtimi i QMF-së, është tejet me rëndësi për shëndetin e qytetarëve të kësaj pjese të vendit, ngase reflekton drejtpërdrejt në përmirësimin e qasjes më të shpejtë të shërbimeve shëndetësore.
Është një gëzim i përbashkët që me fitore të tilla po e shënojmë tetë vjetorin e pavarësisë së vendit, duke ndërtuar objekte shëndetësore sa më pranë qytetarit e rrisim cilësinë e shërbimeve shëndetësore në kujdesin parësorë, të cilat shërbime sjellin rezultate në parandalimin e sëmundjeve në fazën e parë të mundshme, tha ministri Rrahmani.
Ai tha se përkrahja për kujdesin parësor është shembull i mirë i bashkëpunimit për të gjitha nivelet, ndërsa theksoj nevojën për implementimin e konceptit të Mjekësisë Familjare, si shtyllë kryesore e kujdesit shëndetësor në vend.
Në këtë rast, Ministri Rrahmani tha se veprat e njerëzve të mirë meritojnë respektin e të gjithëve, dhe se dr. Rexhepi ishte shembull i i përkushtimit profesional në shëndetësi, përkujdesjes ndaj pacientit, ndaj njerëzve në nevojë dhe këto tipare, atë e bëjnë shembull për gjeneratat e reja në mjekësi
Në ceremoninë e zbulimit të pllakës së emërtimit të QKMF-së ka marra pjesë edhe Kryetari i Gjilanit, z. Lutfi Haziri, familjarët e dr. Rexhepit, profesionistë shëndetësorë si dhe qytetarë të shumtë të Gjilanit.
Emërtimi i kësaj qendre me emrin e dr. Nagip Rexhepit, ishte iniciativë e kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, të propozuar nga doktorët e Gjilanit dhe në mbështetje të Kuvendit të Komunës, ndërsa u bë sot, në prag të tetë vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.