Përurohen dy katet e rinovuara të Klinikës së Pediatrisë në QKUK
Prishtinë, 27 prill - Në Klinikën e Pediatrisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është bërë përurimi i rinovimit të dy kateve, Reparti i Neurologjisë , Reparti i Gjenetikës dhe Reparti i Gastroenterologjisë rastet kronike dhe rastet akute, investim në vlerë prej 15,477.00 euro..
Me këtë rast, drejtori i Klinikës së Pediatrisë, dr. Muharrem Avdiu, tha se investimet e bëra nga kjo bankë janë të mirëseardhura dhe shumë të domosdoshme për këtë klinikë. Përmes këtij investimi është intervenuar në nyje sanitare dhe në infrastrukturën e përgjithshme të dy kateve të Klinikës së Pediatrisë theksoi dr. Avdiu.
Në anën tjetër, dr. Izet Sadiku, Zv. Ministër i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, tha se përmes këtij investimi do të lehtësohet puna e profesionistëve të klinikës së pediatrisë dhe do të ketë trajtim më të mirë për fëmijët që kërkojnë ndihmë mjekësore në këtë klinikë. Sipas tij, me ndërtimin e Spitalit Pediatrik- Kirurgjik do të krijohen kushte shumë më të mira për fëmijët e Kosovë. Ai po ashtu, përmendi donacionin e bërë nga Projekt Hope për furnizim me terapi për fibrozë cistike dhe terapi tjetër përcjellëse.
Z. Alber Lumezi, drejtor gjeneral i NLB Prishtina, tha se misioni i bankës është koroprativ social që nënkupton investimet dhe përkrahjen e popullatës së re, me këtë rast të fëmijëve që përbëjnë një pjesë të madhe të popullatës. Ai tha se ndjehet i lumtur që kanë pasur mundësi të ndihmojnë fëmijët dhe të lehtësojnë trajtimin e tyre në kuadër të Klinikës së Pediatrisë.