Përparimet globale në shëndetësi
Washington, 17 prill - Gjatë dy dekadave të fundit, qeveria amerikane, bizneset amerikane dhe individë po bashkëpunojnë si asnjëherë më parë për të studiuar sëmundjet më të rrezikshme në botë - dhe për të ndihmuar shumë njerëz në mbarë botën të marrin kujdes mjekësor për virusin HIVdhe Sidën, tuberkulozin, malarien dhe semundje të tjera.
Këto përpjekje kanë pasur një ndikim të madh pozitiv. HIV është tani një virus që mund të trajtohet, numri i jetimëve nga prindërit me Sida ka rënë në mënyrë dramatike, dhe në disa vende janë transformuar tërësisht sistemi i kujdesit shëndetësor.
Kështu dukej sëmudja e Sidës 25 vjet më parë. Për të nuk kishte kurë. Trajtimi ishte i kufizuar. Diagnoza
denim me vdekje. Dy mjekë amerikanë -- Eric Goosby dhe Anthony Fauci ishin në krye të studimeve që në fillim dhe ende po punojnë për të ndalur sëmundjen.
Dr. Fauci drejton grupin kërkimor në Institutin Kombëtar të Shëndetit. Nën drejtimin e tij, ne kemi tani një njohje më të mirë të sëmundjes. E dime si ndalet përhapja, dhe kemi trajtime që e kthejnë Sidën në një sëmundje kronike:
\"Brenda një të ardhme të afërt do të kemi një brez pa Sida. Ky është një impakt i rëndësishëm që ka ardhur nga një numër burimesh,por më së shumti nga hulumtimet e bëra në institutin tonë. \"
Ambasador Goosby drejton Zyrën e Diplomacisë për Shëndetin Global në Departamentin amerikan të Shtetit. Ai ka ndihmuar vendet në zhvillim të ndërtojnë klinika dhe ka ngritur sisteme për trajtimin e Sidës. Dr Goosby thotë se këto vende janë duke marrë role drejtuese në planikimin e kujdesit shëndetësor dhe tani po punojnë për trajtimin e sëmundjeve të tjera infektive, si edhe sëmundjet kronike si tensioni i lartë i gjakut. Grupe private të tilla si Fondacioni Ford apo Bill dhe Melinda Gates kanë ofruar mbështetje kritike.
\"Në e bëjmë këtë për virusin Hiv, mund ta bëjmë edhe për sëmundje të tjera dhe duket se ky është moment shtimi i shërbimeve mbi këtë platformë ekzistuese për ti shërbyer njerëzve me Hiv por gjithashtu edhe atyre që kanë sëmundje të tjera që nuk lidhen me Hivin.\"
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve është një agjenci që punon në gjithë botën dhe ka rol drejtues në mëkëmbjen nga sëmundjet. Dr. Thomas Frieden është drejtori i agjencisë.
\"Duhet të garantojmë që të merren të gjitha masat për të ndalur fruthin dhe rubeolën, për të pakësuar meningjitin. Por më pare duhet të përgatisim botën për të punuar së bashku në luftën kundër kancerit, diabetit, sëmundjeve të zemrës, në përgjithësi të gjitha sëmundjeve që janë të parandalueshme sot me mjetet që kemi.\"
Sëmundjet ndryshojnë. Gjithmonë zhvillohen të reja, ndërsa të vjetrat pësojnë mutacione. Ilacet që dikur i trajtonin ato, mund të mos veprojnë më. Këto ndryshime kërcënojnë shëndetin e sigurinë e cdo vendi në botë. Kjo është arsyeja që bashkëpunimi mjekësor është më i rëndësishëm sot se kurrë më pare thotë kreu i NIH, Dr. Francis Collins:
\"Ideja se shëndeti mund të kufizohet vetëm për një vend dhe të trajtohet si i shkëputur nga pjesa tjetër e botës nuk funksionon më.\"
Mjekët thonë se Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë rolin drejtues në kërkimet mjekësore dhe bashkëpunimin me vende të tjera si partnerë të barabartë të shëndetit global për të ndihmuar njerëzit kudo.