22 Dhjetor 2024

Përmirësohet gjendja e barnave të listës esenciale

Prishtinë, 6 janar - Me qëllim të ngritjes së transparencës ndaj publikut, Ministria e Shëndetësisë, ka vazhduar të bëjë përditësimin në web faqen e saj të gjendjes së stokut farmaceutik të Listës Esenciale.

Në këtë kuadër, ditën e para pas festive është publikuar gjendja e re e stokut të MSh-së sa i përket furnizimit me citostatikë, ndërsa gjatë ditës së sotme në web faqe është plasuar edhe gjendja momentale sa i përket furnizimit nga Lista Esenciale me barna dhe material shpenzues.

Të dhënat e Departamentit Farmaceutik të MSH-së, flasin se ka një përmirësimen të ndjeshëm të furnizimit me barna të LE-së në rreth 90 për qind, me material shpenzues rreth 80 për qind e Listës, derisa furnizimi me citostatikë në këtë fazë sillet rreth 55 për qind.

Në këtë nivel të furnizimit me citostatikë ka ndikuar edhe mungesa e tri ofertave në tenderin për disa lloje të citostatikëve, që sipas Ligjit të Prokurimit, ka pamundësuar blerjen e disa llojeve të citostatikëve, për shkak të mos plotësimit të kushteve të tenderimit, ndërkohë që ekziston edhe një kategori tjetër e barnave dhe materialit shpenzues të cilat MSH-ja i ka siguruar përmes bashkëpunimit me organizatën amerikane “Project Hope”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)