23 Dhjetor 2024

Përmirësimet për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike janë të pamjaftueshme

Prishtinë, 24 dhjetor - Zyra Kombëtare e Auditimit ka kryer një auditim për të vlerësuar nivelin e zbatimit të rekomandimeve të dhëna në raportin e auditimit “Administrimi i programit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike” të publikuar në vitin 2017 dhe  është vlerësuar nëse institucionet përgjegjëse kanë analizuar informatat dhe rezultatet e programit me qëllim të rritjes së kapaciteteve të  institucioneve shëndetësore publike në trajtimin e një numri më të madh të pacientëve dhe në kohë optimale.

Procesit të auditimit i janë nënshtruar Ministria e Shëndetësisë, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës dhe Fondi për Sigurime Shëndetësore.

Në raport është konstatuar se Fondi për Sigurime Shëndetësore duhet të rris përpjekjet për zbatimin e rekomandimeve që kanë të bëjnë me përcaktimin e prioriteteve gjatë trajtimit të aplikacioneve nga Komisioni për Vlerësim Mjekësor dhe barazimet financiare me institucionet shëndetësore private ku janë trajtuar pacientët.

Më tutje, auditimi ka nxjerrë në pah se institucionet shëndetësore publike, nuk kanë bërë mjaftueshëm që të shfrytëzojnë të dhënat e Programit për trajtim të pacientëve jashtë institucioneve publike që të shërbejnë si burim i rëndësishëm i informatave për përcaktimin e prioriteteve shëndetësore në vend.

Është e rëndësishme që çmimorja së bashku me llojet e sëmundjeve që nuk trajtohen nga institucionet shëndetësore publike, të përditësohet sa ma shpjet, pasi përditësimi i fundit është bërë në vitin 2017.

Mungesa e të dhënave i pamundëson institucionet shëndetësore në identifikimin e mundësive dhe zhvillimin  e kapaciteteve brenda klinikave, me qëllim të reduktimit të kërkesave në periudha afatmesme dhe afatgjata.

Prandaj, me qëllim të adresimit të çështjeve për të përmirësuar procesin e trajtimit të pacientëve brenda institucioneve shëndetësore publike dhe ato private të vendit, në këtë raport, Auditori i Përgjithshëm ka dhënë 10 rekomandime për Ministrinë e Shëndetësisë, Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës dhe Fondin për Sigurime Shëndetësore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)